Në shkallët e stadiumit të Marsejës për të ndjekur ndeshjen Francë-Shqipëri do të jetë edhe Presidenti Bujar Nishani, ndërkohë kryeministri Rama mësohet se do të shkojë në qytetin e Vlorës, për të ndjekur këtë sfidë.
Rama ishte në Francë në ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare përballë Zvicrës.
Në fund të asaj ndeshje ish-kryeministri Berisha e konsideroi Ramën si tersin e kombëtares për humbjen.
Nuk dihet ende se ku do ta ndjekë ndeshjen kreu i opozitës, Lulzim Basha apo kryeparlamentari Ilir Meta.