Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar në faqen e tij në Facebook pas vendimit të Gjykatës për t’i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Rroshi pranon që është dëbuar nga Zvicra, por nuk e ka deklaruar diçka të tillë sepse sipas tij ishte thjesht dëbim si i shumë emigrantëve të tjerë.
Rroshi e ka inatin me Berishën, të cilit i kujton se s’ka për ta fituar kurrë me Kavajën dhe se atë do e ketë gjithnjë përballë.
Më poshtë reagimi i plotë i Rroshit:
“Me arrestuan ne mes te rruges pa me marre as ne pyetje. Nxorren rrugeve letra higjenike pa asnje vlere ligjore per te me treguar si kriminel. Avokati im italian qe eshte edhe parlamentar ne Itali me tha keshtu si ketu behej vetem ne Kamboxha! Nje gjyq pa asnje lloj prove dhe dokumenti zyrtar po vetem idiotesi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt qe e kam bere publik vete eshte nje denim si minoren ne mungese dhe pa dijeni qe ne Itali eshte fshire qe ne vitin 2000!
Pra aty ku kam denuar aty jam i pafajshem, kurse ne vendin tim arrestohem vetem sepse Sali Berisha nuk eshte denuar akoma!!! S’ka problem! Une jam mbijetues i lindur dhe emigracioni ku kam jetuar me ka stervitur ne shume dimensione me sfidat.
Nuk kam deklaruar qe jam debuar nga Zvicra po pse ta deklaroja kur jam debuar si mijera shqiptare pa dokumenta?! Ca krimi eshte ky qe edhe ky ligj skandaloz qe e kane bere ata qe duhet te ishin ne burg per vrasje njerezish ne bulevard nuk e permban fare?
Sot jam kthyer ne shtepi me nje arrest pa lidhje fare. Po kam dashurine dhe mbështetjen e Kavajes me shume se kurre qe me jep krahe te luftoj dhe te fitoj..
O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot me Kavajen harroje dhe mua Elvis Ervin apo si te duash ti do me kesh perballe per te ta treguar sa here ka votime se Kavaja ty te ka debuar pergjithmone! Edhe sikur ta nderrosh emrin ti ne Kavaje nuk futesh dot me kurre fitimtar se Kavaja s’ta duron dot eren qe s’ta harron kurre!!! Rrofte Kavaja dhe rrofshin kavajsit e ndershem dhe te zgjuar qe i kane syte ne balle dhe zemren top!!!”