Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Dule në krah të PD-së: Kërkesa e opozitës për rekomandimin 88, legjitime

$
0
0

d1611401-6c1c-47a8-859c-0029632956adPartia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vlerësuar ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi dhe kompromisin e arritur deri tani.

“Me të njëjtin vullnet pozitiv dhe garancitë e paanshme të partnereve tanë, mbështetës të sinqertë të çdo procesi jetik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë, është plotësisht i arritshëm kompromisi edhe për piken e vetme dhe të fundit të mbetur pa dakortësi”,- thuhet në deklaratën e PBDNJ.

Partia e drejtuar nga Dule shton se inkurajon vazhdimin e dialogut për pikën ku kanë ngecuar negociatat, për të plotësuar kërkesën e fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria.

“Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit”,- thotë PBDNJ.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143