Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Veliaj: T’i kthejmë qytetit 2 metra hapësirë, tregjet e bashkisë janë bosh

$
0
0

erion veliajSot ka filluar në njësinë 5 në kryeqytet aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Në nisje të këtij aksioni ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili kërkoi nga të gjithë qytetarët që t’i kthejnë Tiranës hapësirat publike të cilat i kanë zënë.

Të gjithë punonjësit e bashkisë kanë dalë në terren për të larguar tregjet ambulante në rrugë dhe për të liruar parkingjet.

Kemi ndërmend të mbajmë çdo premtim të dhënë. Sot pas paralajmërimit, qytetarët duhet të lirojnë të gjitha hapësirat publike. Por sigurisht është dikush që mërzitet, sepse në një Tiranë të rrumpallës, në 4 vitet e fundit gjej shesh dhe bëj përshesh ishte politika e ditës. Por ju garantoj që për çdo njeri që mërzitet për zbatimin e ligjit, janë qindra e mijëra që i gëzohen zbatimit të ligjit. Shumica e qytetarëve e duan shtetin dhe ligjin, për të gjithë këta i lus për bashkëpunim, të gjithë qytetarët e tjerët që në këtë periudhë 4-vjeçare kaosi kanë abuzuar me lirinë që u jep ligji, u kërkoj mirëkuptimin dhe u kërkoj të kthehen aty ku mbaron liria e tyre dhe fillon liria e dikujt tjetër. Kjo nuk është çështje fushate, por është puna ynë. Ky aksion është puna jonë e përditshme. Dy metra është hapësira minmimale e një pensionisti të kalojë, dy metra i duhet një nëne apo një vajzë që të kalojë, dy metra i duhet invalidit për të kaluar në trotuar. Bëhet fjalë për t’i dhënë qytetit dy metra, është formula që ne kemi rënë dakord të jetojnë në qytet”.

Veliaj bëri edhe një apel për të gjithë tregtarët që shesin në rrugë që të shkojnë në tregjet e bashkisë për të shitur, pasi ata janë bosh.

“Sot tregjet e bashkisë janë bosh, kushtojnë 100 lekë në ditë ku mund të shesësh sa të duash dhe nuk tatohesh as për volum sa shet dhe as për orët që do qëndrosh. Po teksa tregjet e bashkisë janë bosh dhe trotuaret janë plot, ka diçka që nuk shkon”./Ora News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143