Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD sulmon Metën: Mos i laj duart nga historia e taksave

$
0
0

spaho dhe metaPartia Demokratike reagoi pas një interviste të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku ai kritikon sërish politikën e taksave të qeverisë.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, tha se Meta është bashkëautor i këtyre taksave të larta.

“Ilir Meta po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë për taksat shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit dhe ekomomisë familjare. Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori.

Ilir Meta është bashkëautor i taksave të larta. Ai ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema. Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës.

Ilir Meta dhe deputetët e tij në Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune.

Ilir Meta njësoj si ortaku i tij refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve dhe opozitës që u ngritën në protesta kundër taksave të larta dhe rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike.

Ndaj nuk i bën dot makiazh portretit të tij prej bashkëfajtori. Ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama-Meta,” tha Spaho.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143