Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ngjela përgëzon mikun Selami, Berisha sheh “fshesë të hekurt”

$
0
0

SelamiDepuetti i Partisë Demokratike Eduard Selami deklaroi sot se do ta votojë reformën në drejtësi, edhe në rast se partia e tij nuk e bën një gjë të tillë.

Për këtë deklaratë të bërë për Zërin e Amerikës, Selami ka marrë përgëzimin e Spartak Ngjelës.

“E përshëndes mikun tim të vjetër, Eduard Selami, për votën e shpallur në lidhje me Reformën në Drejtësi. Isha i bindur se Eduard Selami nuk do vihej kurrë kundër atlantizmit, Perëndimit dhe destinit europrëndimor të Shqipërisë”, shkruan Ngjela, ndërkohë që një komentues i kujton se tani duhene dhe 9 vota.

Ndërkohë Sali Berisha është shprehur i shqetësuar për deklaratat e sotme të Edi Ramës.

“Edi Rama u zotua sot se ne 2017: Fshese e hekurt mbi drejtesine! Enver Hoxha ne vitin 1974: Fshesa e hekurt e partise mbi ushtrine! Miq, grushti i hekurt dhe fshesa e hekurt jane dy veglat e diktatoreve paranojak!”, shkruan Berisha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143