Ka qenë një seancë e ndezur ajo e sotmja brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
I pari e ka thyer akullin Eduard Selami, i cili tha për Zërin e Amerikës se do ta votojë reformën.
Ai parlajmëroi se ka dhe deputete të tjerë që janë gati ta votojnë.
Nga debatet e sotme duket se Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi janë në këtë linjë.
Ja cili ka qene debati brenda grupit te PD, sipas asaj qe raportojne burime te sigurta brenda Partise Demokratike.
Selami i është drejtuar Bashës në mbledhje: Premtove qe pas nenit 88 do e votoje…Nuk e kuptoj pse nuk e jepni zgjidhjen. Na keni futur ne kurthin e sherrit me nederkombetaret.
Majlinda Bregu ne grupin e PD: Ne duhet të dalim me zgjidhje… Duhet të votojme, ne sot jemi nevojtare edhe per te vendosur veten në krahun ku kësaj partie i takon të jetë. Nuk mund të fshihemi pas detajeve. Ne nuk mund ti shpallim luftë ambasadorëve. Le ti leme përrallat me diversante. Ne duhet të votojmë dhe jo të presim votat e Metës. Ne nuk mund të presim deklaratat e Metës për të vendosur se cdo beje PD.
Patozi: Kam merak se do shkojmë në një seancë ku do votohet dhe ne do na drejtojnë gishtin trgues si delja e zezë.