Partia Demokratike ka pranuar draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme, ndërsa tashmë mbetet që ky draft t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet në seancën e Kuvendit për miratim.
Marrëveshja e re është arritur pas orësh të gjata negociatash mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Lu dhe Vlahutin, shkruan TCH.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e ka përshëndetur dhe e ka quajtur marrëveshjen si shenjë pjekurie dhe bashkimi. Ai falënderon kryeministrin Rama, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe të gjithë ata që dhanë kontribut në arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që ka kërkuar që me draftin të procedohet sa më shpejt për miratim në Kuvend.
Pasi Partia Demokratike ka pranuar propozimin e ri të ambasadorëve, ka reaguar kryeministri Edi Rama, por këtë herë pa fjalë.
Ai ka postur në twitter ikona buzëqeshjesh, të shoqëruara me ato të flamurit shqiptar, amerikan dhe ai i BE.
Me sa duket, Rama ndihet i lumtur që më në fund, marrëveshja u arrit.
Mësohet se oferta e negociatorëve përban një formulë hibride.
Kjo formulë, konsiston në faktin se nga 11 anëtarë të KLGJ-së, 6 prej tyre i zgjedh trupa e gjykatësve, ndërsa pjesa e mbetur nga Kuvendi.
Theksohet, se komisioni që i zgjedhn duhet të miratojë një listë në bllok që duhet të marrë katër nga pesë vota.
Në rast se bllokohen ata zgjidhen me short.
Kësisoj, mediat kanë theksuar se Meta dhe Rama kanë dhënë aprovimin e tyre.
Ndërmjetësit ndërkombëtarë nga Brukseli kanë dërguar mesazh që drafti të shkoje për votim dhe PD të marrë përgjegjësite e saj.