Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Këto foto flasin vetë për aleancat e reja politike në Parlament

$
0
0

Ilir Meta deklaroi sot se reforma dot të votohet, por se ai do të japë dorëheqjen si kryetar i Parlamentit në rast se nuk votohet me konsensusin e plotë të 140 votave të të gjithë deputetëve.

Palët para pak minutash mësohet se kanë rënë dakord mbi një formulë të re dhe tani pritet që gjithçka të miratohet nga Parlamenti.

Nuk dihet se sa do të jetë numri i votave që do të shkojë pro reformës, por ndërkohë disa fraktuara dhe aleanca të reja tashmë janë të pashmangshme.

Eduart Selami dhe Majlinda Bregu ishin të parët që thanë se do ta votonin reformën pavarësisht votimit të PD-së.

Nga fotot e bëra sot në Parlament Bregu shihet shumë pranë deputetëve socialistë, me të cilët diskuton dhe qesh, dhe që me shumë gjasa mund edhe të jenë kolegët e saj të rinj, në varësi se si do të rrjedhin ngjarjet politike më tej.

Gjithashtu, dy “armiq” të betuar të Ramës në LSI dhe PD janë parë më pranë se kurrë në këtë moment tensioni të lartë politik dhe kur përflitet se mazhoranca PS-Lsi është drejt shpërbërjes.

Kastriot Islamin dhe Ylli Manjanin, i bashkon më shumë se kurrë anti-ramizmi në ditë të vështira.

Gjithashtu edhe afrimi i Luan Rames me Gent Strazimirin nuk duket rastesi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143