Numri dy i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi u duk mjaft i tensionuar sot në Parlament dhe kamerat e kapën teksa diskutonte me gjeste dhe tone të larta me kryeministrin Edi Rama.
Nga pamjet fotografike, duket sikur edhe Ruçi është i shqetësuar për disa nene të reformës në drejtësi, që mund ta preknin edhe vetë atë, dhe krijohet ideja sikur u lutet Ramës që të bëjë disa lëshime de të pranojë kërkesat e opozitës.
Mirëpo kryeministri ka reaguar me mjaft nervozizëm dhe gjesti i tij duke bërë një “Jo” të prerë u pa nga të gjithë.
Më poshtë fotot që ilustrojnë qartë këtë rast.