Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

”Reforma drejt votimit! Dështoi dhe përpjekja e fundit për Kapje për Bllokim!”

$
0
0

7CDD9A6D17D9496F9DCD02996C191EC3Pas marrëveshjes së arritur për reformën në drejtësi krerët e politkës kanë reaguar kështu:

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka falënderuar Kryeministrin z. Edi Rama, Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha dhe Ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Meta ka theksuar se marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi.

“Falenderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend”, theksohet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për shtyp të dhënë pasditen e sotme ka përmendur disa emra juristësh që sipas tij kanë qënë pjesë e planit të Edi Ramës për kapjen e reformës.

Sokol Sadushi,  drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka qenë ekspert në komisionin për sugjerimet për paketën ligjore për drejtësinë, që sipas Berishës ka dashur që të jetë në krye të Gjykatës Administrative.

Sokol Berberi, thotë Berisha, ka ndërhyrë negativisht për reformën, edhe pse është një ndër juristët më më emër në vend.

Edhe Adrian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, për Berishën, është emëruar gjyqtar jashtë çdo lloj procedure ligjore dhe duhet të hetohet nga prokurori i Përgjithshëm.

Maks Haxhia, sipas Berishës, një majtist i thekur, ishte gjithashtu ekspert i Komisionit që donte të përfitonte nga Reforma.

“Kunati i Fatmir Xhafës, Berberi, Sokoli tjetër, kërkonte që nëpërmjet kësaj reforme të garantonte rrogën prej 6 milionë lekësh në muaj. Po këtë nuk mund ta bëjmë ne.” Reforma drejt votimit! Dështoi dhe përpjekja e fundit për Kapje për Bllokim! -tha ish-Kryeministri.

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për reformën në drejtësi, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se kryedemokrati ka porositur deputetët e tij që të votojnë në unanimitet reformën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143