“Fundjavë në malin e Tomorrit, 2400 m lartësi”, – shkruante Bujar Nishani në Facebook.
Presidenti i Republikës, ndryshe nga kreu i parlamentit Meta dhe nga kryeministri Rama që kanë zgjedhur detin, ka zgjedhur lartësinë dhe freskinë e maleve.
Nishani është ngjitur në malin e Tomorrit, që është edhe një vend i rëndësishëm kulti për besimtarët bektashinj.
Pak kohë më parë bëri shumë bujë në Korenë e Veriut lajmi se diktatori Kim Jong Un ishte ngitur në malin më të lartë të vendit, ndërkohë që në foto paraqitej me këpucë lustrafine…
Sigurisht Nishani të paktën nuk pretendon deri aty sa të thotë se u ngjit vetë në këmbë deri në majë.