Te dashur miq, “çunat e krimit” mbajten per 11 ore ne terror, torture psikologjike dhe fizike nje vogelush 4 vjecar, te atin e te cilit policia e arrestoi per shkelje ligji. E ema, nga komisariati shtroi ne gjendje serioze djalin ne spital dhe akuzoi policine per terrorin e ushtruar ndaj tij ne shkelje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit dhe normave me elementare te sjelljes dhe qendrimit ndaj femijeve.
Policia mbrojti krimin e vet duke deklaruar se djali u shtrua me viroze, gje qe rendon edhe me shume qendrimin e tyre kriminal se e mbajten per 11 ore ne komisariat, pa buke, pa uje, pa ilace, te semure. Para kesaj ngjarje qe tronditi thelle çdo femije, te rritur e prinder te vendit, Edvin Kristaq Rama, njelloj si dhe ne raste te tjera analoge, heshti si fije bari ne jahtin e tij luksoz ku po shplodhet dhe zbavitet.
Pas tij, ne ligjin e tyre heshten te gjithe shpura e zyrtareve te tjere, madje dhe organizatat e mbrojtjes te te drejtave te njeriut. Rama percolli me heshtje skandalin e vogelushit 4 vjecar, sepse per ate, pavarsisht nga mosha, djali eshte armik dhe armiku ne ligjin e eterve te tij nuk ka moshe. Po keshtu, shpura e zyrtarve te tij jane njerez qe ndjekin verberisht ate, sikur vet te mos ishin prinder, te mos kishin femije. Per Ramen dhe suiten e tij, femije jane vetem femijet e tyre, ndersa femijet e tjere mund te jene leckamane, varfanjake, pisanjose, madje, ne varesi nga prindi, edhe armiq.
Heshtja e Rames dhe shpures se tij eshte deshmi e shpirtkazmerise se tij ndersa akti i perseritur i torturave psiqike dhe fizike te femijeve nga “çunat e krimit”, eshte fytyra e vertete çnjerezore e Edi Rames, shtetit te tij policor, kurse heshtja e organizatave dhe institucioneve qe merren me mbrojtjen e te drejtave te femijeve eshte nje aktakuze e rende per hipokrizine e tyre!