Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/ Rama, fushatë me rrugët… dhe një gabim me Vlorën

$
0
0

rruge2Kryeministri Rama ka nisur kohët e fundit që të rreklamojë nëpërmjet rrjeteve sociale punët e qeverisë së tij në infrastrukturën rrugore. Pas kritikave të shumta të bëra nga opozita se i ka lënë rrugët e vendit në mëshirë të fatit, por dhe pas akuzave se nuk po ndërton as një km rrugë të re, Rama ka nisur ekspozimin.

“Pukë. Aksi i rindërtuar prej 29.8 km që lidhin më në fund Iballën me Rrugën Nacionale dhe çlirojnë nga izolimi mijëra banorë të zonës”,- është një prej statuseve sociale të Kryeministrit Rama, të hedhur sot në profilin e tij në Facebook.

Përveç kësaj rrugëm kryeministri ka hedhur edhe një status tjetër, për një tjetër rrugë, kësaj here ne zonën e tij elektorale në Vlorë.

“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora, duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës ‘Dhimitër Konomi’, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror”,- shkruan më tej Rama në Facebook.

Por duke rreklamuar këtë punë të nisur ditët e fundit pa dashur Rama ka gabuar pasi ka thënë se, rruga do të përmbyllë punimet vetëm pas pak muajsh dhe se mund të jetë gati për sezonin veror(?)…

Me sa duket ka nënkuptuar sezonin e ardhshëm, pasi ky këtë vit u pa, sepse sot data shënon 1 Gusht dhe pas pak muajsh, kur sipas Ramës pritet të përfundojë rruga, sezoni ka përfunduar dhe ka ardhur dimri.

Por le të urojmë që vitin që vjen turistëve që do të shkojnë drejt Jugut, të mos u plasë më buza në Vlorë, për shkak të rrugëve të ngushta, trafikut të dendur, si dhe kantiereve rrugore të papërfunduara.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143