Ka përfunduar takimi midis Kryeparlamentarit dhe kreut të LSI-së, Iliri Meta dhe Kryeministrit Edi Rama te Vila Qeveritare në Durrës.
Në përfundim të këtij takimi, Ilir Meta ka deklaruar se me kryeministrin Edi Rama është folur përgjithësisht për reformën në drejtësi dhe veçanërisht për “Vettingun”.
I pyetur në lidhje me mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës, Meta është përgjigjur se, është folur për ecurinë e koalicionit, për të tashmen dhe të ardhmen, por nuk ka preferuar të ndalet gjatë në lidhje me këtë temë.
Po sot në orën 18:00 kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku është diskutuar pikërisht për Reformën në Drejtësi.