Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Nis mbledhja e komisionit për drejtësinë, të pranishëm edhe deputetët demokratë

$
0
0

komisioniDeputetët e opozitës janë bërë pjesë sot e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, pasi shumë kohësh bojkot.

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese mbrëmjen midis 21 dhe 22 korrikut, tashmë pritet të diskutohet dhe më pas të miratohet paketa e 7 ligjeve që mundësojnë zbatimin në terren të këtyre ndryshimeve.

Në mbledhjen e komisionit të posaçëm, kanë mbërritur deputetët demokratë Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gent Strazimiri si dhe republikani Fatmir Mediu.

Bashkë me ta është edhe eksperti Gazmend Bardhi. Nga socialistët, në komision kanë shkuar deputetët Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit, si dhe kolegët e tij Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja.

Më herët, deputetët demokratët zhvilluan një takim me Bashën. Ligji i parë që do të diskutohet është ai i Vettingut që ka të bëjë me vlerësimin e gjyqtarëve.

“Vettingu”, ekspertët e PD-së për drejtësinë takim me Bashën

Ekspertët e Partisë Demokratike po zhvillojnë një takim në selinë blu me kreun e kësaj Partie, Lulzim Basha.

Në takim, janë të pranishëm edhe deputetët e opozitës që janë pjesë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

Takimi vjen ndërkohë që në orët e pasdite është paralajmëruar mbledhja e komisionit të posaçëm në drejtësi ku do të diskutohet ligji për Vettingun, një nga 7 ligjet që do të mundësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ligji i Vettingut ka të bëjë me ngritjen e organit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të emërohen në sistemin e drejtësisë.

Ky organ konsiderohet më i rëndësishmi dhe pranë tij do të jenë edhe ekspertët ndërkombëtarë, pjesë e Operacionit të Monitorimit./ORA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143