Edhe pse kur u prezantua projekti për Shehsin Skënderbej nuk ishte folur për asnjë parking nëntokësorë në të, kryeministri Edi Rama e ka lëshuar si një suprizë një gjë të tillë gjatë ditës së sotme në rrjetete sociale, si gjithnjë shoqëruar nga argumentat e tij estetikë, për shëmti apo padobi të objekteve apo hapësirave, ku vetëm “Rilindja” mund të bëjë çudira.
“#RilindjaUrbane në Tiranë. Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”, shkruan kryeministri.
Ne fotot e Parkingut nentokesor dallohet edhe nje treg ne forme tezgash.
Por lidhur me “Rilindjen” dhe fuqinë e saj transformuase nuk janë të gjithë dakord.
Një zë kritik dhe i ashpër mbërrin kësaj here nga “brenda”.
Bledi Mane, punonjes ne administraten shteterore, ka sulmuar Andi Kananajn, ish-aktivist të “MJAFT”, i cili sot është funksionar i administratës publike me fokus te shoqëria civile.
“Po vinte perballe meje dhe mbi fytyre i lexohej nje ngazellim. Zgjati doren 3-4 metra para dhe nuk e uli derisa ia takova dhe une me timen. – Je gjigand,me tha. Shkrimet e tua jane te papara por kujdes nga keta maloket e Sales se te vrasin- me keshilloi ashtu si miqesisht ne konfidence.
Andi Kananaj me takoi per here te pare ne fundprillin e vitit 2013. Kisha ardhur nga Permeti ne Tirane te gjeja ndonje sponsorizim modest per ditelindjen e fundit te usta Laver Bariut. Prilli ishte i nxehte porsi klima politike e Tiranes e nderkohe Andi nuk me shqitej dhe tek me fliste gjithe kohen per fushaten elektorale, mesa dukej kerkonte te binte ne sy qe edhe ai po kontribuonte fuqishem ne marrjen e pushtetit. E mbaj mend ashtu te dobet, te paqethur, te varfer dhe kundermonte nje ere te rende. Djersa e tij tingellonte e fermentuar dhe te fanepste shikasit taze te rinj te Gazidedes ne vitin 1996 kur njerzit nuk u largoheshin prej frikes por u largoheshin prej neveritjes se aromes së kaçkavallit qe shperndanin ne atmosfere.
Andi Kananaj nje jurist model prusist u be i njohur per bukshkalesine e tij. Mjaftist dhe majtist i vonuar i cili pasi u zu me Erjon Veliajn dhe Endri Fugen shkonte cdo te premte dy vjet rresht dhe qahej,shante e mallkonte te Zona e Mpire e Arjan Canit, Partine Socialiste dhe prurjet e reja te Edi Rames. Dhe kjo gjobvenie duket qe i funksionoi mrekullisht sepse rilindasit frikacake e morren nga rruga, e qethen, e lane, e veshen dhe e katapultuan drejtor ekzekutiv te Agjencise se Mbeshtetjes se Shoqerise Civile. Qysh nga maji i vitit 2014 e deri me sot Kananaj menaxhon rreth 7 milione euro ne ndihme te organizatave joqeveritare, me parate e qeverise. Dhe si per tallje trapi dhe ironi fati keto dy vjet shoqeria civile ne kete vend as nuk duket e as nuk ndjehet gjekundi. Pervec aktivisteve te mbrojtjes se lumenjve Vjose dhe Valbone te gjitha organizatat e tjera thjesht marrin para nga qeveria per ti bere fresk qeverise. I vetmi ndryshim e dini kush eshte? Kur e takova Andi Kananajn ne fundprillin e 2013 ishte i dobet dhe peshonte 63 kilograme.Tani eshte shendoshur, e ka marre veten dhe ka shkuar 89 kile. Vetem ha, ushqehet si i pangrene, ha, dhjet dhe fle. Gjithe diten restoranteve te Tiranes e gjen duke bere qoka e duke ngrene,duke ngrene,duke ngrene… Ndaj ti Erjon Veliaj, ti Endri Fuga e ti Edi Rama mire qe shperbleni keta gjobvenes per tua mbyllur gojen por te pakten thuajuni qe edhe te lahen. Andi Kananaj vjen ende erë. Si ajo era e rende e djerses gjate viteve 1992-1996 kur Partia Demokratike erdhi per here te pare ne pushtet”.