Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD: Një shtetas turk arratiset nga Rinasi

$
0
0

rinas-airportPartia Demokratike, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se “Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri”.

Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, kjo e fundit thekson se personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej.

“Cfarë po ndodh me aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, ku drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërmi i Tahirit të Ramës, edhe pas grabitjes me armë e me maska me 30 qershor në pistën e avionëve.

A po mbahet e fshehtë kjo ngjarje nga policia, me urdhër të Edi Ramës?

Këto zhvillime të përsëritura dëshmojnë edhe rënien e cdo standardi sigurie në vend.

Kur del jashtë kontrollit pika kufitare e Rinasit, më e monitoruara në vend, merret me mend se si janë standardet e sigurisë në territorin e Shqipërisë.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë transparencë dhe të informojë menjëherë opinionin publik në lidhje me këto të dhëna tronditëse. Cdo vonesë në dhënien e informacionit dhe cdo fshehje e tij, e implikon dhe e bën drejtpërdrejt përgjegjës para ligjit, Edi Ramën”, – ka qenë komenti i PD-së.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143