Ka mjaftuar prania e një ambulance në vilën qeveritare në Dhërmi, që në rrjet mediat të shprehin të gjithë shqetësimin e tyre për gjenden shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, i cili me sa duket po kalon disa ditë pushimi në rezidencën në fjalë buzë detit.
Portali “Syri.net” ka raportuar për praninë e “ambulancave të shumta në vilën qeveritare të Dhërmiut ku po qëndron kryeministri Edi Rama”, dhe se “perimetri i saj është rrethuar nga forcat e Gardës dhe të policisë”.
Sipas “Syrit” “Dëshmitarët kanë bërë të ditur se, askush nuk lë që ti afrohen vilës qeveritare, ndërsa nuk lejohet as të filmosh apo të fotografosh”.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar vetë Edi Rama që shkruan në rrjetete sociale: “Nuk arrij ta kuptoj çfare lloj mediash kemi! Me 1 foto autombulance alarmojne kot njerezit e meazallah se bejne verifikimin me te vogel”.