Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
“Dy grabitje biznesesh sot ne zemer te vendit, dhe bastisja e nje banke ne qender te Tiranes, jane kembanat e alarmit qe bien papushim, e cdo dite, per pasigurine totale dhe braktisjen qe Edi Rama i ka bere me kohe detyres kryesore qe eshte ofrimi i rendit dhe sigurise. Nderkohe pa kaluar gjate raportohet nje skandal tjeter i rende ne Rinas, ku sipas informacioneve eshte arratisur faqe policise nje shtetas turk te cilit i ishte ndaluar hyrja ne territorin tone”, është shprehur lideri i opozitës.
“Lajm trondites vrasja e nje 17 vjecari e perdhosja e trupit te tij. Te plagosur rende nga aksidenti ne Librazhd, e nje i vdekur ne Shkoder nga perplasja me makine, cka e con mbi 20 numrin e jeteve te humbura ne rruge per dy javet e fundit. Ky eshte shpartallim total i cdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar eshte qeveria. I dorehequr de fakto eshte kryeministri. Ai prej kohesh nuk ka me prioritet qytetaret, por ruajtjen e arave me droge. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e takses 30 perqind per cdo rrenje, eshte detyra e vetme qe i ka lene kryeqehajait te tij narkoman. Shqiptaret nuk e meritojne kete fatkeqesi. Shqiperia meriton rend e siguri. Dhe ne do tja japim. Krimi do te shtypet. Politikanet e lidhur me te do te kene te njejtin fat. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, – ka qenë komenti i Bashës.