Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Policia reagon ndaj akuzave të PD-së: Drejtojuni Prokurorisë!

$
0
0

policia-saimir-tahiri-haki-cakoPartia Demokratike përmendi emrat e 8 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që – sipas saj, – drejtojnë biznesin multimilioner të mbjelljes dhe trafikimit të drogës.

Opozita thotë se denoncimi i saj bazohet në informacionin e ardhur nga shërbimet partnere, sipas të cilave, drejtuesit e Policisë së Tiranës, Vlorës, Beratit, Dibrës, Krujës dhe Burrelit menaxhojnë disa dhjetëra mijëra rrënjë kanabis.

Ndaj këtyre akuzave ka mbërritue menjëherë reagimi i Policisë së Shtetit.

Në njoftimin e saj për mediat, thuhet se:

Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik Partia Demokratike opinioni ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj.

Policia e Shtetit në respekt të këtij opinioni ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: nuk ka asnjë tërheqje në këtë luftë kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Edhe për PD-në përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë. Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143