Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Deda krahason Enverin me Metën dhe akuzon LSI se ka blerë Lapsin

$
0
0

Një ditë më parë ishte gazetari Bledian Koka ai që hoqi një paralele ndërmjet Enver Hoxhës dhe Ilir Metës, duke ironizuar me të rinjtë e LSI, që sipas tij, foton e re të kryetarit të partisë duhet ta varin atje ku prindërit e tyre mbanin dikur Enver Hoxhën.

Sot, koordinatori i Partisë Demokratike dhe aktori i njohur Julian Deda, duke publikuar një foto të malit të Tomorrit, ku qëndron i gdhendur prej dekadash emri Enver, e ka karahasuar një gjë të tillë, me një koreografi të ngjashme të LSI-së, që mendohet se është bërë gjithashtu në një mal, që ka gjasa të jetë ai i Tomorrit.

Një gjë e tillë ka mjaftuar që Deda të replikojë me këshilltarin e Ilir Metës për mediat, Emiljano Aleksi, në Facebook.

Aleksi ka reaguar ndaj komenteve të Dedës se Lsi shpenzon shumë para për sloganet dhe aktivitetet e saj partiake.

“Julian Deda nuk duhet leke duhet pak fantazi dhe te jesh kreativ. Jo te gjithe e kane lekun prioritet si ca e ca o zoterote. Ti nuk merr vesh nga PR por te falenderoj per kete reklame”, shkruan ai.

Julian Deda: “Emiljano Aleksi a ta them sa kushton jala, apo me mire te mos flas qe te mos vrasin veten njerezit pastaj”.

Emiljano Aleksi: “Julian Deda te gjithe shpenzimet do i kesh tek ëëë.lsi.al mos bej koonspiracion se ata qe lexojne thone ëouu ku i di Juli keto… Po ti ja fut kot me kott ooo derman… vazhdoni te flisni per LRI sepse ju falenderoj pa mase. Reklamen me te mire ta bene kundershtari :-). PS: standardin e beri LRI, te tjeret na ndjekin.”.

Julian Deda: “Lapsin qe e paguani ju…ai te duket i besueshem ty?. Emiljano Aleksi une di sa merr ne dore personi…meqe ra fjala jeni paguesit me te mire ne Shqiperi, nuk i vononi asnjehere leket dhe i jepni kesh pa jua bere syri terr, vetem se pa fature tatimore. Urime”.

Emiljano Aleksi: “Julian Deda nuk i kemi borxh askujt ,na kane borxh shume ata qe ishin,keta qe jane dhe ata qe do jene. Jo cdo gje qe degjon rrugeve apo tek kafeneja ëhisky eshte e vertet. Nese nuk e njeh nje person thuhet: Me thuaj me ke ri te them se si eshte. Dhe si mund te jesh ndryshe ti kur shoqeroheshe me dallaverin Bledian Koka”.

Julian Deda: “Emiljano Aleksi…e di ti qe njoh shume njerez une…infot i kam te sakta….dhe jo si te lapsi i metes”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143