Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Spahiu, i shqetësuar për hallet e vendit me Mercedes luksoz

$
0
0

“Hashash dhe misra / Lum kush do zgjidhet kryetar Bashkie në Dibër. ‘El patron del mal’. Vamos a la Columbia”.

Ka qenë ky statusi në Fb i aleatit të Partisë Demokratike, kryetarit të Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu.

Nuk kuptohet dot qartë ky status, sado ironi të përdorësh, sepse i bie që edhe nëse zgjidhet kandidati demokrat, duhet të ndihet me fat për këtë?!

Goxha humor i hollë…

Por ajo që bie më tepër në sy është Mercedesi luksoz ML i Spahiut, si duket i blerë me kursimet e parave gjatë kohës kur ai ka qenë nënkryetar i KLD-së, një prej institucioneve më “funksionale” në Shqipëri….

Kjo fuoristradë kushton jo më pak se 50.000 euro po ta marërsh të përdorur, duke qenë se mendohet se është vitprodhim e 2011-2013.

Spahiu po mbështet PD në Dibër me motën e kopjuar nga Donald Trump “Ta bëjmë Dibrën të madhe sërish”, sikurse shihet në komentet e tij, ndërkohë që Trump përdor “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143