Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta-Kryemadhi, “armiqtë” e Rilindjes dhe afrimi i Veliajt

$
0
0

Në ditën e fundit të kampit të të rinjve të LSI në Jalë ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, drejtues të LRI-së, etj.

Më herët gjatë ditës, i ftuar ishte edhe Namik Dokle, i cili, pas Arta Dades, që ishte e ftuar më herët, ishte një tjetër socialist që në heshtje ose jo e ka kundërshtuar lidershipin e Ramës së fundmi.

Gjithashtu edhe Meidani, por sidomos djali i tij, ka kohë që ka ndërmarrë një betëjë të ashpër politike ndaj “Rilindjes”.

Por me praninë e Veliajt gjërat duket se u ndreqën disi dhe Veliaj tha se beson se  “në Bashkinë e Tiranës, ndoshta jemi një nga vendet që ka aplikuar më shumë atë filozofi të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të LSI-së, mikut tonë Ilir Metës që ka shumë më shumë gjëra, jo vetëm ne si të majtë, por ne si shqiptarë, ne si të rinj, që na bashkojnë më shumë se sa gjërat që na ndajnë”.

Por gazetari Bledian Koka, i njohur për afrimitetin e tij me PD, i ka kujtuar Veliajt reagimin që ai bëri në vitin 2011 lidhur me video skandalin Meta-Prifti.

Duke perifrazuar fjalët e Veliajt, Koka shkruan një version të tijin, kur lidhur me takimin Veliaj-Meta në Jalë, thotë: “Pas Jales!… Nuk e di cila pjese ma shpifi me shume. Ndoshta momenti kur Ilir Meta peshtyu gishtat obeze te dores si kambist para se te takonte Erjon Veliajn apo fakti qe Lali qesh si hiene nderkohe qe ne 17 vjeçar vdiq ne landfillin e Sharres qe ai e reklamoi 1 muaj me pare si nje mundesi “fantastike” punesimi!… p.s…Inglorius bastards!”./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143