Të gjitha problemeve të mëdha që i janë krijuar Vlorës, vitet e fundit, për shkak të punimeve dhe projektit të bregdetit, ish-Kryeministri Berisha u ka vënë një emërues të përbashkët: “Lungozeza!”
Pasi ka ndjekur vizitën e kreut të qeverisë dhe njëkohësisht deputetit të saj, në Vlorë, me videot dhe fotot entuziaste në rrjetet sociale, Berisha gjykon se: “Rama u kthye në vendin e krimit të tij të shëmtuar urbanistik, aty ku Lungomaren e ktheu në Lungozezë!
“Piktori deshtak, – shkruan Berisha, – për të fshehur qoftë dhe për pak çaste bllokimin e tmerrshem të trafikut, si në asnjë vend tjetër në Shqipëri, që ai krijoi me veprën e tij skandaloze në Lungomare në Vlorë, ai urdhëroi ndalimin e plotë të trafikut gjatë kohës që po e vizitonte rrugën.
Ky akt ngjan me larjen e duarve pas krimit nga krimineli për ta mohuar krimin e tij. Nga nje projekt i premtuar me 6 korsi dhe baçe me lule në mes, Rama shkatërroi rrugën ekzistuese që kishte 4 korsi dhe e shndërroi atë në një projekt me dy korsi duke vështirësuar kalimin dhe ngadalësuar atë edhe me 45 minuta për një distancë që më parë vlonjatët dhe pushuesit e tyre e bënin për maksimumi 10-15 minuta!
Kjo megaaferë korrupsioni e Edvin Kristaq Ramës i ka dhënë një goditje shumë të rëndë turizmit në Vlorë. Sidoqoftë, dje piktori dështak u largua i lumtur nga Lungozeza e tij pasi aty, përveç presidentit të kompanisë me të cilin ka ndare 30% dhe 4-5 punëtorëve, nuk kishte afër asnjë qytetar vlonjat!”