Pas emisionit të njohur italian “le Iene”, që shkoi deri në Lazarat me bekimin dhe mbrojtjen e Ministrisë së Brendshme, tani ministri Saimir Tahiri ka marrë vetë pjesë në një aksion anti-kanabis së bashku me një gazetar të njohur të huaj.
Në fakt, duke publikuar disa foto nga aksioni, Tahiri njoftonte sot se ka qenë “Me Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar ne nje nga operacionet e perditeshme te Policise kunder kultivimit te kanabisit.”
Sipas Tahirit “Me shume se fitore kunder bimeve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar perfundimisht luften me te shkuaren. Sot nuk ka me te paprekshem, nuk ka cm2 territor ku policia nuk nderhyn, nuk ka me kultivues dhe kriminele me imunitetit te çdolloji”.
Ministri shtoi: “Jam shume i ndergjegjshem qe ka ende shume per te bere, ndaj mirekuptoj cilindo qe pret me shume prej nesh. Shume kemi bere dhe shume kemi per te bere. Jemi ne rrugen e duhur per te ndertuar Shqiperine e gjenerates se te ardhmes me Policine e gjenerates se te ardhmes”./Mapo.al