Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Uragani” Ndocaj në Dibër, mbështet Ramën dhe sulmon Kryemadhin

$
0
0

Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ka zbritur në terren për të mbështetur kandidatin e ASHE-së për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama.

Ndocaj bënte të ditur dje në facebook:

Dikush mund te thote pse jam ne Diber? Dibra, Mirdita e Luma kane luftuar se bashku, kane festuar se bashku, vuajtur e kane bere shume martesa e miqesi. Po ashtu, une, kam edhe arsye me shume, jam bajrak i Manatise e ne Lezhe kemi shume familje te mrekullueshme dibrane qe jetojne ne harmoni me ne Lezhe. Skenderbeun e kemi simbol te Lezhes e Shqiperise. Dibra eshte nje zone e mrekullueshme e sakatuar ne kohen e Regjimit dhe e izoluar e lene ne harrese ne tranzicion. Qyteti Peshkopise i ka te gjitha mundesite te jete si nje qytet austriak. Dibranet jane njerez te zgjuar, punetore e kane nevoje per vemendje te politikes e institucioneve. Zgjidhje e zgjedhja e Dibres nuk eshte kandidati i Djathte, person ne prage pensioni qe per vite me radhe nuk ka bere asgje per zonen e tij e per krejt Dibren. Dibranet duhet te zgjedhin #MuharremRama per #Dibren! Une, jam ketu te bisedoj me Dibranet per te miren e tyre e tonen te perbashket!”.

Nuk dihet nëse Ndocajt kjo detyrë i është deleguar nga Edi Rama, kreytar i PS, apo është një nismë e tija personale.

Sidoqoftë ai është parë dje në shoqërinë e vetë kandidatit Rama dhe të deputetes socialiste Blerina Gjylameti në fushatë.

Ndërkohë Ndocaj nuk i ka rreshtuar sulmet e tij tashmë sistematike ndaj LSI.

Duke publikuar një screen-shot, ku shihet një vjershë militantësh apo simpatizantësh të LSI për Monika Kryemadhin, Ndocaj thotë: “Duke pushuar ne Bulevardin e Peshkopise, pas shume takimeve me dibranet, te cilet vijne edhe tek tavolina ku jam. Po lexoja kete dedikimin e nje militanti te LRI per Moniken. Po ashtu mu kujtua edhe fakti se kete Bulevard , Monika deshironte ta merrte me cdo kusht, por nuk e mori! Dibranet nuk jane popull recitimesh, servilizmi apo levdatash. Ata te japin restin kur e meriton!”.

Nuk dihet gjithashtu se këto sulme të rregullta të Ndocajt ndaj aleatit kryesor të PS, LSI-së, janë nismë e tij personale apo një kërkesë nga ana e Partisë Socialiste./Mapo


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143