Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Një lojë bilardo për Ramën dhe një demarkacion në Tiranë

$
0
0

Edi Rama ka qenë dje në atë që ai e quante në rrjetet sociale “kantieri i Rilindjes Urbane të Bashkisë së re të Patosit ku punohet për të transformuar qendrën dhe aksin kryesor në një shesh publik e bulevard me cilësi e shije europiane, të çliruar nga ndërtimet e paligjshme dhe me më shumë gjelbërim e hapësirë për këmbësorët”.

Në foto, dallohen qartë shumë të rinj, të cilët si duket të papunë, s’kanë patur gjë më të mirë për të bërë se sa të linin lojën e bilardos, për t’u angazhuar në një tjetër humbje kohe, soditjen e kryeministrit që parakalon triumfator.

Qendrat e “Rilindjes urbane” nuk gjenerojnë as vende pune të qëndrushme dhe as mirëqenie afatgjatë.

Rama ka paraqitur gjithashtu edhe foto nga shkolla nëntëvjeçare “Bajram Curri”, në Kukës, tërësisht e transformuar, “falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane, përmes të cilit janë financuar 126 projekte të tilla nga Veriu në Jug të Shqipërisë”.

Ndërkohë, nga Tirana mbërrijnë disa foto vërtet interesante.

Kufirin te thana! Në ca vende hanë pykë, në ca të tjera si te lulishtet e Komunës së Parisit duhet ‘demarkacioni’”, – shkruan Erion Veliaj dhe paraqet disa foto, ku shihet se bashkia e Tiranës është detyruar të shënjojë kufirin ndërmjet karrigeve të lokalëve dhe hapësirës ku të mund të ecin këmbësorët./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143