Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Po Rama a fitoi lotarinë kur takoi Fatos Nanon?

$
0
0

“NJË MIK SPECIAL NË KRYEMINISTRI. Mbrëmë në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri) me një nga personalitetet më të spikatura botërore të sportit, trainerin e mirënjohur të futbollit Carlo Ancelotti, në një bashkëbisedim mbresëlënës për lidershipin, nisur nga ilibri i fundit i tij, “LIDERSHIPI I URTË – të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet”.

Kështu e ka komentuar në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama takimin e djeshëm në Tiranë me trajnerin italian me famë botërore, carlo Ancelotti, në praninë e shumë gazetarëve, të trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi dhe personaliteteve të tjera të sportit dhe jo vetëm.

Ançeloti, gjatë bisedës tha se ai fitoi lotarinë kur takoi te Milani Arrigo Sakin, trajnerin e shquar që i dha shumë suksese kuqezinjve në fund të viteve ’80 dhe në fillim të atyre ’90, kur Ançeloti ishte një mesfushor i skuadrës milaneze.

Po Edi Rama, a do ta pranojë ndonjëherë në jetë me modesti se fitimi i lotarisë së tij qe momenti kur takoi Fatos Nanon në varrimin e babait të Ramës në Tiranë, kur Nano ishte kryeministër dhe Rama një piktor në Francë?

Pas këtij takimi, Rama erdhi në Shqipëri në vitin 1998 si Ministër i Kulturës, duke nisur një rrugëtim politik, që do ta sillte aty ku është sot, në krye të qeverisë shqiptare.

Po të kihet parasysh se Fatos Nano u largua nga PS dhe iu mohua kërkesa për t’u bërë president i vendit nga Rama, këto veprime zor se bëjnë të mendohet se Rama e konsideron Nanon si personin që i hapi dyert e politikës së madhe./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143