Iniciatori i ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri, Eduard Shalsi i ka kthyer përgjigje akuzave të kolegut të tij socialist Ben Blushi në lidhje me importin e plehrave.
Në një prenoncim për gazetën “Panorama”, Shalsi e kategorizon Blushin në atë që ai e quan bllokun e dytë të persona, ku bëjnë pjesë pehlivanët politikë dhe spekulantët.
“Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka.
Blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialistë me reputacion.
Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka. Më këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem.
Me të parët i kemi dhënë të gjitha shpjegimet se çfarë ka ndryshuar nga 2013-a. Nëse ne do ishim në të njëjtat kushte me 2013-n, nuk do ta ndërmerrnim këtë nismë”,- u shpreh kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.