Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Protesta kundër mbetjeve, i riu i çon Ramës qesen me plehra te dera

$
0
0

Agroni është një i ri që ka vendosur t’i bëjë një ‘dhuratë’ Kryeministrit Rama.

Ai e ka publikuar iniciativën e tij në profilin e “Nisma Thurje” në Facebook, së bashku me dy foto.

“Meqë Kryeministri ynë do plehra, unë i mblodha të miat sot dhe ia çova te zyra. Dhashë kontributin si qytetar i rregullt i vendit. I ftoj të gjithë ta bëjnë. Le t’i çojmë plehrat nëpër institucione, meqë u duhen. Nëse ai do plehra, të cilat i kemi me shumicë, përse të mos e ndihmojmë?”,- eshtë mesazhi i tij në Facebook.

Ai i ka lënë edhe një letër për Ramën, së bashku me plehrat që ka lënë në hyrje të Kryeministrisë.

Lexojeni vetë në foto:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143