Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Ed mashtruesi i hapi rrugë mafias të sjellë helmet e Europës në vend”

$
0
0

unnamed-24Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar në facebook pas deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili doli sërish në mbrojtje të ligjit për importin e mbetjeve.

Për Bashën, Rama i ka hapur rrugë mafias me miratimin e këtij ligji duke kërkuar të sjellë helmet e Europës në Shqipëri.

Sipas Kreut Demokrat, Rama e kaloi ligjin pa transparencë dhe tani fyen qytetarët duke u thënë se ligji është i mirë por ju jeni budallenj.

Ja deklarata e4 kryedemokratit Basha në Facebook:

“#EdMashtrusi beri sot mashtrimin e rradhes. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.

3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.

Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143