Kohët e fundit Kryeministri Rama po zhvillon një tur intensiv takimesh me fermerë të zonave të ndryshme të vendit, ku përveç se njihet me hallet dhe problemet e tyre, u shpiegon edhe problemet dhe hallet që ka qeveria.
Deri këtu gjithçka shkon mire dhe drejt sipas skenarit, por kryeministrin në këto kuvendime të cilat mbahen në mes të arave, misrit, ullishtave a serave, përveç fshatarëve “spontan” e tradhëtojnë edhe fotot e hedhura nga vet ai në profilin e tij në Facebook.
Të tilla janë edhe këto karrige të kuqe uniformë që në këtë kuvendim të tipit “gju më gju me popullin” duket qartë që janë marrë nga lokali më i madh i zonës ku shpesh zhvillohen dasma.
“Në Vajkan me fermerët e bashkisë së re të Fierit për ujitjen dhe kullimin, titujt e pronësisë të tokës bujqësore, Fondin Kombëtar të Garancisë, dhe të gjitha reformat e tjera të qeverisë për të bërë shtet në krah të fermerit; Për kthimin e çdo ferme familjare në një sipërmarrje biznesi e për ti dhënë fund njëherë e mirë varfërisë së shtresëzuar në fshat pas 25 vjet braktisjeje e rrënimi të vazhdueshëm
#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër⭐
”,- shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.