Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/ Rilind Roskoveci… por të gjithë shikojnë gishtin e Ramës

$
0
0

Roskoveci është bërë me një unazë të re e cila është ndërtuar së fundi me anë të fondeve të qeverisë, gjë e cila më shumë se këdo tjetër duket se ka bërë krenar vet Kryeministrin Edi Rama.

Nga profili i tij në Facebook, Rama si gjithmonë nuk lë pa hedhur një set fototosh nga përfundimi i veprës, por ajo që ka spikatur ka qenë një foto ku se përse ai u tregon “gishtin” banorëve të Roskovecit dhe këta të fundit për një moment duket sikur janë “hipnotizuar”, por jo prej fjalëve por prej gishtit të Kryeministrit.

“Unaza e Bashkisë së re të Roskovecit, e ndërtuar përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, i ka dhënë fund një plage të vjetër të qytetit, duke ndërlidhur banorët me rrugët nacionale dhe duke lehtësuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik dhe bujqësor të zonës.

Kjo Unazë fillon nga rruga nacionale Fier – Roskovec – Berat, kalon nëpër tokat bujqësore të zones, dhe lidhet sërish në vazhdim me rrugën nacionale.

#Rilindje🌹

#ShqipëriaeGjeneratësTjetër🇦🇱🇪🇺”,- Ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook-un e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143