Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

‘Kërcënimi i Llallës’: Dyshimet e PD dhe një ‘thumb’ i Gjinushit

$
0
0

llalla1_3Partia Socialiste tërhiqet nga kërkesa e saj për të thirrur në seancë dëgjimore kryeprokurorin Adriatik Llallën, kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako, në lidhje me lajmin e publikur në media mbi disa kërcënime në adresë të Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisionit të Sigurisë ku bëjnë pjesë, dy firmëtarët e kërkesës, Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko, shpjegojnë se kanë ndryshuar mendje.

Arsyen përse ndryshuan mendje, dy deputetët socialistë ia faturojnë mosbesimit të opozitës mbi vërtetësinë e kërcënimeve.

ABC News kontaktoi me deputetë të opozitës, të cilët bënë të ditur se në mbledhjen në fjalë ata kanë theksuar se nuk ka as informacion, as ndonjë dokument dhe as ndonjë deklaratë nga ana e kryeprokurorit që të jetë kërcënuar.

Për këtë arsye, opozita e ka cilësuar kërkesën e deputetëve socialistë për interpelancë me Llallën si nxitëse të pasigurisë dhe një përpjekje për të krijuar një situatë mbi bazën e një thashethemi që ka dalë nga zyra e kryeministrit Edi Rama, me qëllim shmangien e vëmendjes nga çështja e importit të mbetjeve.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për GSH, thotë se kërcënimi i kryeprokurorit vjen për shkak se këtu janë lejuar kërcënimet politike.

“Prokurori i Përgjithshëm, dhe jo vetëm ky, ka heshtur dhe nuk ka vepruar kur është kërcënuar kryetari i opozitës në mes të Parlamentit, nuk veproi kur Sali Berisha tha merrni armët kundër qeverisë. E pasataj filluan të talleshin jo me ligj, jo pa ligj. Pra këto janë lejuar në Shqipëri. Këtu ke denoncime, pendesa, akuza për vrasje politike dhe prandaj jemi këtu ku jemi”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143