Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Xhafaj: Zbatimi i reformës do të nisë menjëherë

$
0
0

Fatmir XhafajMazhoranca do të votojë pa asnjë diskutim në seancën e së enjtes 6 ligjet e reformës në drejtësi, tashmë të miratuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar.

Kreu i Komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj, siguroi se me miratimin e projektligjeve ditën e enjte, pas hyrjes në fuqi të tyre, reforma në drejtësi do të nisë zbatimin e saj.

Xhafaj konsideroi si pozitiv konsensusin e arritur me demokratët për ligjin e Prokurorisë Speciale. Por tha se tashmë nuk ka kthim pas sa i takon ligjeve të tjera, pjesë të reformës.

Pjesë e paketës së reformës në drejtësi, janë edhe mbi 30 projektligje të tjera, të cilat plotësojnë në mënyrë përfundimtare reformën në drejtësi.

Kryekomisioneri Xhafaj tha se do të jetë Komisioni i Posaçëm Parlamentar që do t’i marrë ato në shqyrtim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143