Gjatë një kuvendimi me banorë të komunës Drithas në Korçë, Kryeministri Rama u ka shpjeguar fshatarëve të zonës se si po “lulëzon” bujqësia shqiptare dhe se si qeveria do të bëjë më shumë sidomos për ujitjen me një sistem mjaftë modern.
Por ndryshe nga Rama që ka qenë mjaftë optimist për idetë e tij inovative, vartësi i tij, zv/kryeministri Niko Peleshi ka qenë mjaftë skeptik me ato çka thoshte Kryeministri, gjë e cila është parë qartë edhe në pozat që ai ka marrë, ku herë shikonte qiellin dhe herë e ngulte vështrimin thellë në tokë, duke poritur që të zinte shiu i radhës…
Ndërkohë, si gjithmonë pas çdo aktiviteti, në Facebook-un e tij Kryeministri Rama ka shkruar:
“Dje në Drithas duke ndjekur nga afër punën për hapjen e kanaleve vaditës e kullues që penguan zhvillimin e dhjetëra e dhjetëra mijëra familjeve fermere, për 25 vjet me radhë. Pas një trashëgimie mizerabël ku fshatit i mungonte dhe ky element jetik themelor, vumë në dispozicion të rilindjes në fshat paketën më të madhe financiare që ndonjë qeveri shqiptare ka vënë në dispozicion për ujin në parcelë.
Dhe nga 130 mijë hektarë që ujiteshin në vitin 2013, në sezonin e ardhshëm do të shkojmë në 225 mijë hektarë; shifra që flasin vetë më shumë se çdo koment.
E filluam punën tonë nga baza e munguar, përfshi edhe formalizimin e tokave bujqësore dhe pajisjen e fermerëve me tapi, për të vijuar më tutje sot duke mbështetur fuqimisht të gjithë ata që duan ta kthejnë familjen fermere në një biznes të vogel.
Me Fondin e Garancisë Kombëtare për bujqësinë, kemi vënë në dispozicion të familjeve fermere një potencial të ri për të ritur kapacitetet prodhuese dhe përpunuese. Çdo Bashki do të ketë një sportel të vetin në dispozicion të fermerëve për informacion dhe për asistencë teknike në mënyrë që përmes projekteve serioze dhe bindëse, fshati të përfitojë deri 300 milionë euro financime në tre vitet e ardhshme
#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër⭐
”.