Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e sotme takimin e tyre të radhës si çdo të mërkurë përpara seancës plenare të së enjtes.
Në takimin që zgjati për rreth 90 minuta, mendohet se është biseduar për votimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi që do të diskutohet nesër në Parlament.
Ta pranishëm në këtë mbledhje që u zhvillua në ambientet e vilës qeveritare 30 ishte edhe ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe të tjerë eksponentë nga PS dhe LSI.
Në përfundim të takimit, asnjëri prej të pranishmëve nuk u prononcua për mediat.