Një maturante me mesatare 9.69 sërish ka nuk ka fituar asnjë degë në Universitetet publike, ndërsa nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësitë ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Përmes një mesazhi të denoncuar në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, gjimnazistja i drejtohet Kryeministrit shqiptar se si ka mundësi që fiton në Universitet privat dhe jo në shtetëror.
Ajo i kujton Ramës gjithashtu se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet dhe familjet e maturantëve që kanë mbetur pa shkollë nuk do të gënjehen me një thes miell.
Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Maturantja dixhitale denoncon:
-Raundi i dyte i pranimeve ne universitet eshte mashtrimi i dyte i radhes i Edvin Kristaq Rames.
-maturantja me mesatare 9,69 edhe me raundin e dyte gjene te mbyllura dyert e universiteteve publike
-Gjithcka behet te favorizuar universitetet private te klienteles kundrejt ndarjes se fitimeve me to nga Edvni! Sb”.
“Pershendetje! Jam nje maturante dhe doja te dergoja nje mesazh qe shpresoj te lexohet apo te postohet diku .Ndoshta zoti kryeminister Edi Rama nuk e ka luksin ti thyehen enderrat apo te shpresoj per dicka me te mir .Keshtu ndihem dhe un sot ndoshta askujt nuk duhet ti intersoj por mijra maturantesh ndajn kto shqetesime ne kto momente .Si mundet qe nje nxenes me mestare 9.69 mos te marri shkolle dhe as ne raundin e dyt ?Dhe e gjitha kjo per te shkuar ne privat.
Zoti kryeminister e ka harruar se vitin tjeter do te ket zgjedhje dhe kta maturant qe i le pa shkoll kan familje dhe besoj se nuk do ti genjej me thas me miell .Me vjen turp qe jetoj ne shqiperi ne kete vend ku korrupsioni esh ne vend te par.Ndoshta gjith kjo dhimbje qe ndjejm sot lot qe rrjedhin prej nesh do te shperpblehen me von por jo ne shqiperi .Do qe ta bej nje vend te mir por ai po shkel me te miret dhe po i jep perparesi paras.
Njerez te peshtir politik e mbaruar dhe te shpresosh per nje te ardhme me te mir ktu ,nuk e besoj kte gje.Me vjen keq Zoti kryeminister por si e quan nje nxense me mesatre 9.69 mos te arrij te kapi asnje shkoll edhe ne raundin e dyt ?Si nuk ju vjen aspak meshir ? Duket shum mir te gjith te keqen qe po na sillni .Mos harroni dicka ndoshta po perpiqeni te beni Shqiperin me te mir por pa ne ju nuk do ta beni aspak dhe gaboheni me ekselencat . Faleminderit ! Shpresoj shum te lexoni kete msg”