Profesor Pëllumb Xhufi, i ftuar në emision “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, tha se Rama nuk ka lidhje personalisht me të majtën, duke shtuar se drejtuesit e Partisë Socialiste janë munduar vazhdimisht të krijojnë një rreth të ngushtë pushteti për të sunduar.
Xhufi: Po të shohësh CV zyrtare mendoj se Rama nuk ka ndonjë lidhje ai personalisht. Nuk flas për rrethin familjar i cili në dijeninë time ka qenë i majtë. Zoti Rama politikisht është njohur me lëvizjet e para të Dhjetorit. U bë i njohur me pozicionet ekcentrike që në fillim në një qëndrim drastic ndonjëherë dhe brutal në të kaluarën. Ishte mbrojtës i idesë për të bërë ndryshim dhe të dhimbshëm jo një ndryshim të përshkallëzuar të qetë siç e kërkonin të gjithë.
Trajektorja e Ramës ka qenë me shumë përthyerje dhe personalisht kur e pashë Ramën të shpërngulej në kampin e majtë nuk i jepja shumë kuptim dhe moral kësaj lëvizjeje politikë. Megjithatë është përgjegjësi e të gjithë atyre që e kanë drejtuar PS dhe anëtarëve të PS-së që në këto 25 vjet kanë lejuar që një parti me traditë dhe të ardhme do të kishte një të ardhme për tu bërë e majtë demokratike por jo u mbyll në vetvete.
Ata që e kanë drejtuar, jo vetëm Rama, kanë krijuar premisat edhe ligjore e statutore të mbyllin partinë, të krijojnë një grup të mbyllur për të siguruar përjetësinë në krye të kësaj partie. Shqipëria është vendi i vetëm mes ish vendet komuniste ku nuk ka një qarkullim të klasës politike. Ky është vendi i vetëm.