Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Veliaj: Mbajme premtimin për pallatet pa hipotekë

$
0
0

Veliaj gjate fjales se mbajtur (1)Të gjithë qytetarët e Tiranës që për arsye të ndryshme që lidhen me mungesën e dokumentacionit apo papërgjegjshmërinë e ndërtuesve nuk kanë mundur të regjistrojnë në Zyrën e Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apartamentet e tyre, tashmë do kenë mundësi që edhe ligjërisht ta bëjnë atë pronë të tyre.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, i propozoi sot zgjidhjen Këshillit Bashkiak te Tiranës që i hap rrugë regjistrimit të këtyre apartamenteve në ZVRPP, duke i pajisur ato me certifikatë përdorimi.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektvendimit e konsideroi atë si nje premtim te mbajtur, pasi i jep fund përpjekjeve dhjetëra vjeçare të qytetarëve të cilët pavarësisht se i kishin de fakto këto pasuri nuk mund ti bënin ato edhe de juro, pra të regjistruara në hipotekë.

“Vetëm në Tiranën brenda vijës së verdhë ka 1375 objekte të tilla. Në total, në Bashkinë e Tiranës që kemi sot rreth 30% e ndërtesave janë të pa hipotekuara dhe arsyeja kryesore për këtë është sepse nuk pajiseshin dot me leje përdorimi. Në shumicën e rasteve përgjegjësia për këtë situatë është e ndërtuesve dhe investitorëve, por ata që kanë paguar pasojat janë qytetarët. Ne kemi arritur t’u japim tashmë hipotekën disa pallateve në Tiranë, por me këtë vendim besoj se i japim një zgjidhje të qëndrueshme këtij problemi”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai theksoi se ky vendim është gjithashtu një premtim i mbajtur për t’i bërë qytetarët pronarë të vërtetë të apartamenteve të tyre por edhe për ti dhënë qytetit një pasuri që për shkaqe nga me të ndryshme ishte e bllokuar.

“I mbani mend premtimet elektorale, pak ditë para zgjedhjeve në 2011, që në do hipotekonim çdo pallat, ata që në fakt e administruan, nuk ndodhi, nuk jam këtu ta bëj atë bilanc, jam këtu që ta zgjidh. As për ta kthyer kokën mbrapa, por për të shkuar para dhe për ta zgjidhur këtë problem, pavarësisht se kush duhet ta kishte zgjidhur”, shtoi Veliaj.

Më konkretisht ky vendim parashikon që të pajisë me certifikatë përdorimi objektet e ndërtuara në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, të cilët nuk mund të jenë objekt trajtimi i ligjit “Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, por me kushtin që afati i lejes së ndërtimit për këto objekte duhet të ketë përfunduar.

Subjektet e interesuara, zhvilluesi, ndërtuesi ose qytetarët posedues të njësive të shërbimit apo banimit mbajtës të ligjshëm të kontratave të blerjes duhet të paraqesin kërkesë pranë Bashkisë së Tiranës brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Në bazë të kërkesës së paraqitur struktura përgjegjëse pranë Bashkisë do kryejë aktkontrollet që vërtetojnë se objektet janë kryer në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit dhe se në ditën e kontrollit nuk kanë sipërfaqe dhe volume shtesë në raport me ato të miratuara me lejen e ndërtimit.

Në bazë të aktkontrollit të kryer dhe dokumentacionit të paraqitur struktrura përgjegjëse do të kryejë rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit.

Pajisja me certifikatë përdorimi bëhet pas kryerjes se procedurave të përcaktuara dhe objektet e përcaktuara pajisen me çertifikatë përdorimi për sipërfaqe dhe volumin e përcaktuar në lejen e ndërtimit të rishikuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143