Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama-Nokës: Po shtohen njerëzit e përsheshit! Noka: Merr një sallam në dorë

$
0
0

Flamur NOkaEdhe gjatë kësaj seance plenare, kryeministri Edi Rama replikoi me deputetin demokrat, Flamur Noka, që ngriti problemin e kanabisit.

“Juve s’ka shifër që bën të ndërroni mendim. Mos u merr me ndërhyrjet… Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis. Nuk ke lidhje me sistemin universitar. Kështu që vazhdo tundu Flamur, valëvitu mbi kanabis. Me sistemin universitar nuk ke lidhje fare. Tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë që mund të bësh, është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis dhe vazhdo punën, të hash dhe ti përsheshin tënd, përshesh i madh. Kujdes se po ju shtohen njerëzit që hanë përsheshin tuaj, kështu që luftoni fort, të meritoni lugën e Saliut se nuk ka lugë për të gjithë,” tha Rama.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat tha se edhe sot u raportua për katër vajza, të cilat janë helmuar në një shkollë në Fushë Krujë nga tymi i kanabisit.

“Merr një sallam në dorë,” i tha Noka.

“Po e marr nga mbrapa, po i bie nga mbrapa,” tha Rama në nisjet të fjalës së tij, duke shkaktuar të qeshura.

Rama tha se edhe një javë më parë u pretendua se disa fëmijë ishin helmuar nga kanabisi në një shkollë në Paskuqan, por analizat treguan se nuk ishte e vërtetë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143