Në shumë zona të Tiranës, Bashkia ka nisur punën për ndryshimin rrënjësor të tyre.
E tillë është edhe zona te nënkalimet e “Kaza Italias”, ku Bashkia ka ndërhyrë për realizimin e ndriçimit të kësaj zone.
“ÇDO DITË 1 PUNË KONKRETE ”,– shkroi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.
Më tej kryebashkiaku Veliaj ka publikuar edhe disa foto të veçanta nga mjediset e Kopshtit Zoologjik të Tiranës, të cilin Bashkia është angazhuar për ta rivënë në funksonim të plotë.
“Teksa përfundojmë planin për Kopshtin e ri Zoologjik, po përmirësojmë ekzistuesin e marrim në mbrojtje kaprojt e shpëtuar së fundmi. Vizitoji me fëmijët ”,– shkruan Veliaj në Facebook.