Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Vangjel Dule sulmon Ramën: Je bërë vegël e Koços, po grabisni jugun

$
0
0

janullatosNjë akt vandal dhe të pashoq, kështu e konsideron PBDNJ prishjen e Kishës së Dhërmiut mëngjesin e sotëm.

Partia e Vangjel Dules ka reaguar shumë ashpër ndaj Ramës duke e cilësuar atë vegël të Koço Kokëdhimës për të grabitur jugun.

Në deklaratën e PBDNJ thuhet se vandalizmi i qeverisë po i lë vendin dhunës, arrogancës dhe hipokrizisë.

Vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e radhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise.

E kapur nga interesa klienteliste, qeveria qe deshtoi te ndertoje per qytetaret shkolla dhe spitale, po i shkaterron atij objektet e kultit dhe i dhunon jeten shpirterore.

Asnje “patriotizem” nuk mund te behet strehe per qellimet grabitese, tashme te njohura boterisht, te Z. Kokedhima me mbeshtetjen e kryeministrit Rama ndaj pronave te Bregut.

Ne keto kushte behet imediate nevoja e nderhyrjes se komunitetit nderkombetar per te vene ne mbrojtje vlerat tona shpirterore nen kercenim dhe garantuar respektimin e lirise se besimit ne vecanti dhe te drejtat e njeriut dhe minoriteteve ne pergjithesi.

Nen hijen e ketyre zhvillimeve, ku do ta gjeje valle hipokrizine proverbiale qe do ti duhet sot kryeministrit Rama per te pare ne sy kancelaret Merkel dhe Freyman si edhe koleget ballkanoperendimore ne samitin e Vjenes?!

Po popullit shqiptar si do ti shpjegohet qe po ia ben perdite edhe me te larget arritjen e endrres europiane”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143