Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha: U faktua lidhja e pushtetit me krimin, kryetrafikant oficeri i Vlorës

$
0
0

lul basha“Trafiku i drogës i lidhur me pushtetin. Qeveria në paqe me krimin, në luftë me qytetarët”– Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me operacionin e policisë italiane që solli shkatërrimin e bandës që trafikonte drogë me avion nga Vlora në brigjet e shtetit fqinj.

Basha rikujtoj denoncimet e PD, por edhe të qytetarëve, për trafikun e drogës me avionë.

“Së bashku me qytetarët denoncuam këtë skemë mafioze. Përgjigjja e Ramës dhe Metës ishte tallja me shqiptarët duke i quajtuar avionët mushkonja. Ra avioni me drogë në Divjakë, por jo qeveria.”– tha Basha.

Më tej ai shtoi se me operacionin e sotëm provohet lidhja e pushtetit me krimin.

“Me avionin sot u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet. Në krye të trafikut qëndronte shefi i personelit të policisë Vlorë, i larguar në vitin 2007 si i dyshuar me lidhjet e trafikut. Pas tij qëndrojnë pushtetarë të tjerë.”

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj kësaj qeverie, që sipas tij është në luftë me shumicën e shoqërisë shqiptare e në paqe me krimin.

“Çfarë po bën qeveria. Është në lifte me besimtarë, qytetarët, në luuftë me azilkërkuesit, në luftë me shumicën e shoqërisë. Kanë paqe e bashkëpunim me kriminelët e janë përfitues nga të korruptuarit. Burrat e gratë nuk mund të mbajnë një qeveri që u ka shpallur luftë qytetarëve. Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit, bashkë do t’ia dalim.”– deklaroi kreu i PD, Basha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143