Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Veliaj i hyn riparimit të Pezës së Ramës

$
0
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në kuadër të asaj që ai e quan një “standard të ri për mënyrën si trajtohen festat kombëtare”, ka njoftuar për një tjetër punë që bashkia ka ndërmarrë dhe që ka të bëjë me riparimin e objekteve publike në fshatin e Pezës.

“Besmiri dhe stafi i njësise Pezë nisën përgatitjet për Peza N’fest. Punë intensive për riparimin e Varrezave të Dëshmorëve, lapidarit dhe shtëpive muze. ‪#‎PezanFest ‪#‎SherbimePublike”, – shkruante Veliaj në Facebook.

Ndoshta nuk është rastësi që Peza është një ndër zonat e para që ka marrë vëmendjen e kryebashkiakut.

Në fakt, sikurse dihet, Peza ka qenë pika e dobët për një kohë të gjatë e kryeministrit Edi Rama, i cili ka banuar në të kaluarën atje, në shtëpinë e mikut të tij dhe deputetit të PS-së Dashamir Peza.

Edhe Enver Hoxha kishte lidhje të forta me babain e këtij të fundit, Mylsim Pezën, i njohur ndyrshe edhe si Babë Myslymi, ose shkurt Baba.

peze


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143