Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Indinjohet rrjeti me qëndrimin e Bashës

$
0
0

bashaNuk kanë munguar kritikat në rrjet ndaj Lulzim Bashës, i cili sot ka dalë kundër ndërhyrjes së qeverisë, e cila prishi një objekt pa leje të ndërtuar në Dhërmi, të cilën komunitetit ortodoks pretendon se është kishë.

Basha u shpreh se e dënon “ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi. Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcen e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti. Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashke me ta per te marre hapat e duhur me respekt te plote ndaj vlerave dhe te vertetave historike por edhe ndjeshmerive reale te banoreve dhe besimtareve te Dhermiut e te gjithe Shqiperise.”

Sipas tij “Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve”.

Por rrjeti nuk ia ka falur Bashës me sa duket “dhuratën” e tij të dytë për grekët, duke qenë se në të kaluarën nuk kanë munguar kritikat për të, kur si ministër i Jashtëm nënshkroi një pakt me Greqinë per kufirin detar dhe shelfin konatinental, që u shpall si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143