Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PDIU: KOASH po sillet si konsullatë nderi e Greqisë

$
0
0

ardit bidoZëdhënsi i PDIU Ardit Bido, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend që kanë të bëjnë me konfliktin mes qeverisë dhe ortodoskëve për çështjen e objektit në Dhërmi.

“Ka një zgjidhje për shmangien e tensioneve të vazhdueshme mes KOASH dhe qeverive shqiptare: mbrojtja e Kishës Shqiptare nga elita politike ortodokse në Shqipëri, që ndodhet në çdo kah të politikës. Kjo, kuptohet, ka si parakusht që KOASH të mos veprojë si konsullata e nderit e Greqisë në Shqipëri dhe as si simotra e PBDNJ-së”, – shkruante Bido.

Sipas tij “Kjo, kuptohet, do të thotë që KOASH t’i kthehet lavdisë së saj, kur drejtohej si ngrehinë kombëtare shqiptare, për ortodoksët shqiptarë, nga ortodoksët shqiptarë!”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143