Perderisa vendin ta drejtoje Rama ky vend do te jete pa te ardhme.
*****
Edi Rama kerkon te mbuloje krizen ekonomike me ceshtjen e Himares. Kerkon te maskoje krizen e azilanteve me shembjen e objektit ne Himare. Kerkon te zhvendose vemendjen nga lidhjet e krimit me politiken duke vepruar naten si ne kohen e komunizmit. Kerkon te shmange kritikat e perendimit per implikimin e policise dhe te politikes ne trafikun e droges duke sulmuar Ministrine e Jashtme te Greqise. Eshte injorant, medioker, i papergjegjshem se kujton se mund te harrohet nje skandal nga nje tjeter, nje marrezi nga nje tjeter, nje mashtrim nga nje tjeter, nje krize nga nje tjeter…ato kane filluar te mblidhen, madje kane filluar te shumezohen e te ngrihen ne katror e fuqi me te larta…Dhe i zhytur ne nje krize totale sulmon opoziten me nje fjalor rruge, me nje gjuhe te padenje per nje kryeminister, me egersine e nje individi te paekuilibruar…
*****
Me te drejte, qytetaret shtrojne disa pyetje:
Perse nuk i pergjigjet Kishes qe e akuzon Ramen “per shkelje flagrante te ligjit”…? Perse nuk i pergjigjet Ministrise se Jashtme te Greqise qe e konsideroi Ramen “bukeshkale” dhe “shembjen e kulteve fetare” si te kryer “nga xhihadistët” edhe në Shqipëri?Perse nuk i pergjigjet akuzave te medias greke qe e kane akuzuar Ramen se ‘po i hedh benzine zjarrit…”? Perse nuk i pergjigjet PBDNJ qe akuzon Ramen se “po grabit jugun”…?