Pasi lexova deklaraten e Velisë që do të prishë restorantin e Fatos Nanos tek stadiumi “Selman Stermasi”, m’u kujtua Luçio Kornelio Sila.
Ishte Konsull Romak. Dha doreheqjen nga gjithë funksionet dhe u tërhoq në jetën private, kur ishte ende në kulmin e fuqisë.
Pas aktit, rrugës për të shkuar në banesën e tij, një qytetar e shau.
Reformatori, që kishte ringjallur edhe një herë madhështinë e Romës, ushtaraku, i cili kishte në dore të çonte në këmbë legjione të tëra besnike të tij, që rrinin në dyert e qytetit, u mjaftua me një thënie ironike, që ia shprehu mikut që kishte në krah dhe që mbeti në histori: “Idioti. Pas kësaj nuk do të ketë pushtetar në botë të japë dorëheqjen”.
Nuk e di a ka lexuar Nano për Silën dhe a e njeh kapiteni i Erjon Velisë dhe Erioni vetë konceptin e mirënjohjes, pasi pa sponsorizimin e Nanos dhe dorëheqjen e tij, do të ishin ende rrugëve të botës.
Por në një hale urbanistike që është Komuna e Parisit, ku edhe trotuari është koncept inekzistent, ky makiazh do të ishte gjëja e fundit që ka nevoje Njësia 5.
Epitafi që Sila e zgjodhi për veten e tij thoshte: “Nuk kam mik që më ka shërbyer, nuk kam armik që me ka ofenduar, të cilin nuk ia kam kthyer reston plotësisht”.
Por kjo më kujton më shumë Berishën.
P.S: Lidhur me lejen e lokalit, duhet më shumë transparencë, pasi deklarata e Veliajt ishte evazive. Lokali është bërë kur kryeministër ishte Berisha dhe bashkiak Rama. Ka diçka që nuk shkon.